Një Hyrje në Jetën Shpirtërore Orthodhokse

 

Artikulli i At George C. Papademetriou,
nga libri "Studime mbi Ortodoksinë", 2012.

 

Hyrje

Burimet e jetës shpirtërore orthodhokse janë Shkrimet e Shenjta, Tradita e Shenjtë, përkufizimet dogmatike të Sinodeve Ekumenike, dhe mësimet shpirtërore të Etërve tanë të shenjtë orthodhoksë.  Jeta shpirtëtore orthodhokse shprehet kryesisht nëpërmjet lutjes, të jetuarit në mënyrë të krishterë çdo ditë dhe adhurimin, që përfundimisht na udhëheq në bashkimin me Dritën Hyjnore të pakrijuar.

 

Blessing

Njeriu dhe Qëllimi i Tij si Krijesë e Perëndisë 

Përpara se të diskutojmë mbi jetën shpirtërore të Kishës Orthodhokse, le të shikojmë se cili është qëllimi i njeriut si krijesë e Perëndisë.  Njeriu është krijuar sipas imazhit dhe ngjashmërisë së Perëndisë.  Qëllimi i njerëzimit nuk është që të arrijë një bashkim mistik me esencën e Perëndisë, por që të arrijë një përsosje morale dhe shpirtërore nëpërmjet pjesëmarrjes në energjinë hyjnore të pakrijuar.

Njeriu, sipas Etërve Orthodhoksë nuk u krijua i përsosur që nga sillimi.  Por, ai u krijua me potencialin dhe mundësinë që të arrijë përsosjen nëpërmjet hirit të Perëndisë.  Kjo, kuptohet nuk u arrit për shkak të rënies nëmëkat.  Kur u përmbush koha, Perëndia dërgoi Birin e Tij, Zotin dhe Shpëtimtarin tonë Jisu Krisht që u bë njeri dhe nëpërmjet pësimeve dhe ngjalles së Tij, Ai e vendosi njeriun në gjendjen e tij origjinale të hirit që e lejon njeriun për të arritur përsosjen.  Krishti thotë: "Jini të përsosur ashtu siç është Ati juaj në qiell i përsosur".  Qëllimi përfundimtar i njeriut, pra është që të bëhet i përsosur në Zotin, nëpërmjet dashurisë.  Kjo do të thotë që të arrijë dashurinë e përsosur dhe vehmohuese të Perëndisë dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Angazhimi i krisheterë

Jeta me një moral të përsosur sipas Biblës dhe Etërve të Kishës është një thirrje pë një jetë me Krishtin, pra një jetë si Krishti.  Rrjedhimisht, jeta shpirtërore e një të krishteri orthodhoks është e pasqyruar si një jetë me Krishtin, një jetë me zotime dhe angazhime ndaj Zotit dhe një bindje të plotë ndaj vullnetit të Tij.  Çdo njeri jeton që të bëjë gjthçka për hir të Krishtit, ashtu si dëshiron Krishti dhe ashtu si do të bënte Krishti.

Angazhimi i krishterë ndaj Krishtit duhet të bëhet nëpërmjet një akti të brendshëm, të lirë, qënuk është i detyruar nga ndonjë forcë e jashtme, madje as nga Perëndia.  "Njeriu është i lirë dhe ka mundësi që të hyjë në marrëdhënie me të dyja mbretëritë - mbretërine e dritës dhe atë të errësirës".  Këto dy mbretëri shpirtërore dhe satanike janë të fshehura, jo në mendjen, por shumë më thellë në shpirt, "nën mendjen e njeriut, poshtë sipërfaqes së mendimeve", sikurse citon Shën Makari.  Ky shenjtor i shekullit të IV që në atë kohë e kishte nocionin e "zemrës", që ishte shumë afër me nocionin e psikologjisë moderne të subkoshiencës (nënvetëdijes).



Rreth kësaj serie artikujsh

Studime mbi Orthodhoksinë, prezantohet këtu për të informuar ata njerëz që nuk janë krishterë orthodhoksë, por që po konsiderojnë pagëzimin dhe Krishtërimin të bëhen anëtarë të Kishës Orthodhokse, si dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre të adhurimi hyjnor dhe tradita Apostolike.

Ato u shkruan nga At George C. Papademetriou, profesor i fakultetit të Holy Cross Greek Orthodox Theological School në Brookline, Massachusetts.